Si ta mbyllim suksesshëm një intervistë pune?
Përshtypja e parë që krijon tek njerëzit kur i takon për herë të parë është shumë e rëndësishme dhe mund të zgjasë shumë. E njëjta gjë ndodh kur largohesh, ju mund të përforconi atë përshtypje të parë të mirë që krijuat ose të shkatërroni të gjithë punën e mirë që keni bërë- njerëzit i mbajnë mend shumë mirë gjërat e fundit që keni thënë ose keni bërë.
Shpeshherë ndodh që kur mbaroni intervistën, ju ndjeheni të çliruar, situatë e cila ndikon sjelljen tuaj. Qëndroni të gatshëm derisa të jeni larguar nga vend i intervistës. Madje ju mund të përdorni minutat e fundit të intervistës për të rritur mundësitë tuaja për një përshtypje sa më pozitive.
Përshëndetja kur largoheni
- Zakonisht është intervistuesi ai që sinjalizon fundin e intervistës.
Çfarë të bëni?
- Qëndroni i ulur derisa intervistuesi të ngrihet.
- Mblidhni gjërat tuaja, në mënyrë që të mos ketë pritje të pakëndshme kur të jesh gati për tu larguar.
Çfarë të thoni?
- Lejoni intervistuesin të thotë “Mirupafshim” dhe më pas përgjigjuni.
- Nëse ai/ajo nuk e bën i pari, atëherë merreni ju iniciativën.
- Përshëndesni duke përdorur shprehje të tilla si “Kënaqësi që ju takova”.
- Shtrëngoni duart. Nëse intervistuesi nuk e bën i/e pari, atëherë bëjeni ju i pari.
Duke u larguar nga zyra dhe ndërtesa..
- Mbani një qëndrim profesional derisa të largoheni plotësisht nga ndërtesa. Edhe nëse nuk ka njerëz, mund t’ju vëzhgojnë me anë të kamerave.
- Shmangni ndezjen e cigares menjëherë pasi largoheni nga zyra e intervistës.
- Mos harroni të përshëndesni dhe falënderoni recepsionisten.
Çfarë nuk duhet të thoni?
- “Shpresoj të dëgjohemi”
- “Ju lutem mos harroni të më njoftoni për rezultatin”
- “Më falni për vonesën”
- “Shpresoj të gjeni personin e duhur” (Mbani mend që ju duhet të supozoni se jeni person i duhur, ky është imazhi që duhet të kultivoni).
|